Javier Hernandez ‘Chicharito’ edhe zyrtarisht ka kaluar te La Galaxy.
Meksikani u largua nga Sevilla, për të kaluar te skuadra amerikane për një shumë rreth dhjetë milionë euro.
Chicharito është shprehur shumë i lumtur me kalimin e tij në MLS, duke e konsideruar si opsionin më të mirë.
“Ishte koha e duhur, mundësia më e mirë. Jam shumë i lumtur që iu bashkova një klubi si La Galaxy, mezi pres të fillojë të luajë këtu”, ka thënë ai.
Kontrata e tij do të skadonte në vitin 2022 te skuadra spanjolle, por që vendosi të kalonte në Amerikë. /Telegrafi/
Imaginémonos cosas chingonas. pic.twitter.com/uYK2rxpmAH
— LA Galaxy (@LAGalaxy) January 21, 2020