Schalke e ka transferuar Baba Rahmanin nga Chelsea në formë huazimi njëvjeçar.
Futbollisti ganez i kaloi testet mjekësore të dielën, ndërsa gjatë ditës së sotme (e martë) e ka kompletuar transferimin në Bundesliga.
Çmimi i huazimit të 22-vjeçarit besohet të jetë rreth 500 mijë euro.
Rahman iu bashkua Bluve në gushtin kaluar nga Augsburgu dhe nënshkroi kontratë pesëvjeçare.
Lexoni këtu të gjitha lajmet për TRANSFERIMET
Mirëpo, edhe pse klubi pagoi 14 milionë funte për të, ai nuk arriti që të bëhet lojtar i rëndësishëm në skuadër. /Telegrafi/