Telegrafi

Zyrtare: Chambers largohet nga Arsenali

Skuadra e njohur angleze, Arsenal ka vendosur ta huazojë mbrojtësin e saj Calum Chambers.

‘Topçinjtë’, kanë transferuar mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi nga Valencia dhe hapësira për Chambers ishte tejet e vogël.

Kështu mbrojtësi i Përfaqësueses së Anglisë ka pranuar të huazohet në drejtim të Middlesbrough.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Chambers do të ketë hapësira më të mëdha tek Middlesbrough dhe pritet të fitojë përvojë para se të kthehet në Londër.

Për shërbimet e mbrojtësit të talentuar interesim kishte shprehur edhe skuadra italiane Roma. /Telegrafi/