Site icon Telegrafi

Zyrtare: Cedric Soares, lojtar i ri i Interit

Interi ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit portugez, Cedric Soares nga klubi anglez, Southampton.

Vetëm para disa ditësh filloi të qarkullojë emri i mbrojtësit portugez si i preferuar i drejtuesve të Interit dhe nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur transferimi.

Është vet klubi italian që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ka kompletuar me sukses huazimin me të drejt blerje të Cedric Soares nga Southamptoni.

Lexo po ashtu Cedric Soares në Itali për të mbyllur transferimin: Jam i lumtur, forca Inter!

“Cedric Soares është një lojtar i ri Interit”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit italian.

“Mbrojtësi 27-vjeçar i bashkohet Nerazzurrëve në huazim nga Southampton FC me opsionin për të bërë marrëveshjen të përhershme në fund të sezonit”.

“Cedric u lind në Singen (Gjermani) më 31 gusht 1991 nga prindërit portugezë. Ai arrin në Milano pas përvojave të mëparshme me Sporting Club, Coimbra dhe Southampton dhe është një reprezentues i Portugalisë”.

“Skuadra zikaltër e Milanos është e gatshme të mirëpresë Cedric Soares”.

“Fat të mirë në këtë aventurë të re me Nerazzurrët!”, mbyllet njoftimi i Interit. /Telegrafi/

Exit mobile version