Telegrafi

Zyrtare: Caceres rikthehet te Juventusi

Martin Caceres (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Pas testeve mjekësore ditë më parë, Juventusi tani e zyrtarizon transferimin e Martin Caceres nga Lazio.

Mbrojtësi nga Uruguai ka mbërritur te klubi nga Torino si huazim deri në fund të sezonit, ndërsa për shërbimet e tij ka paguar 600 mijë euro.

Lojtari ka luajtur edhe më parë për Zonjën e Vjetër, fillimisht në sezonin 2009/10 si huazim nga Barcelona.

Pas aventurës te Sevilla, 31-vjeçari u huazua për herë të dytë te Juve në vitin 2012, e më pas u ble përfundimisht ku luajti për pesë sezone.

Më pas vazhdoi te Southamptoni, Hellas Verona dhe së fundmi për dy sezone te Lazio.

Lexo po ashtu Allegri dëshiron të largojë presionin nga skuadra: Juve nuk është favorit për LK

Caseres i bashkohet Juves si zëvendësim për Medhi Benatian, i cili u transferua te klubi nga Katari, Al-Duhail.

Aktualisht Juventusi renditet i pari në Serie A me 59 pikë, 11-të më shumë se Napoli. /Telegrafi/