Telegrafi

Zyrtare: Calhanoglu i bashkohet Interit

(Foto: Twitter/Inter)

Hakan Calhanoglu i është bashkuar zyrtarisht Interit, pas largimit nga Milani si lojtar i lirë.

Mesfushori turk ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, nga e cila do të përfitojë pesë milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me paraqitjet.

Ai e kishte refuzuar ofertën prej katër milionë eurosh për sezon për ta vazhduar qëndrimin te Rossonerët.

27-vjeçari iu bashkua Milanit në verën e vitit 2017 nga Bayer Leverkuseni për 23 milionë euro dhe tash është larguar si lojtar i lirë.

Lexo po ashtu Si i humbi Milani brenda pak ditësh afro 100 milionë euro për fajin e bordit

Calhanoglu është futbollisti i dytë që largohet nga Rossonerët me parametrat zero pas Gianluigi Donnarummas, i cili iu bashkua Paris Saint-Germainit. /Telegrafi/