Mattia Caldara i është bashkuar zyrtarisht Atalantas në huazim 18-mujor me opsione blerje, pas një kohe jo të mirë të kaluar te Milani.
Mbrojtësi kuptohet se i ka kryer testet mjekësore dje (e shtunë) dhe ka nënshkruar kontratë këtë mëngjes.
Atalanta ka lëshuar një komunikatë kur konfirmon se lojtari ka nënshkruar si huazim 18-mujor me mundësi blerje.
“Një përfaqësues i vërtetë i shpirtit të Bergamos, Mattia kthehet në zikaltër pas dy vjetësh me qëllim të shkrimit të faqeve më të mrekullueshme në tregimin e tij te Atalanta. Mirësevini në shtëpi, Mattia!”, shkruhet në komunikatë.
🏠 BENTORNATO A CASA, MATTIA!
🖤💙 WELCOME BACK HOME, MATTIA!#WelcomeBackMattia #Caldara#GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/OFF3QXUOLY— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) January 12, 2020
Mediat italiane raportojnë se do të jetë një huazim falas me mundësi blerje për 15 milionë euro, duke i dhënë Milanit një përqindje për çdo transferim të ardhshëm.
Caldara si vendas nga Bergamo ishte transferuar te Milani përmes Juventusit në verën e vitit 2018, por bëri vetëm dy paraqitje për ta në të gjithë garat për shkak të dy dëmtimeve të rënda. /Telegrafi/
🎙 La prima intervista ufficiale di Mattia #Caldara: "Sono emozionato, felice di essere qui" 🤩
🎙 Mattia Caldara's first official interview: "I'm excited, I'm glad to be here" 😍📽️ https://t.co/wT697DZQrX#WelcomeBackMattia #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/dLR3q8BJPF
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) January 12, 2020