Liga Premier ka konfirmuar se afati i transferimeve për këtë verë do të hapet më 27 korrik dhe do të përfundojë me 5 tetor.
Pas një takimi të mbajtur mes 20 klubeve të ligës angleze, është vendosur që afati kalimtar të jetë i hapur për më shumë se dy muaj.
Duke marrë parasysh pasojat që ka shkaktuar coronavirusi në futboll, Federata e Futbollit të Anglisë mori vendim që afati të fillojë më 27 korrik.
Premier League Shareholders have agreed on the dates for the Summer 2020 Transfer Window
The window will open for 10 weeks, starting 27 July and ending 5 October
Full details: https://t.co/G9uDlrx3ii pic.twitter.com/SFvK4mVZsC
— Premier League (@premierleague) July 15, 2020
Klubet do të kenë të drejtë të regjistrojnë prurjet e reja jo më larg se më 5 tetor në ora 18:00.
Derisa po kalojmë në këtë situatë dhe sezoni është në prag të përfundimit, asnjë transferim nuk mund të kompletohet mes klubeve angleze.
Klubet nga Liga Premier kanë të drejtë të transferojnë lojtarët nga klube jo angleze, mirëpo që ata mund t’i përdorin vetëm kur të fillojë edicioni i ri apo në miqësoret para sezonale. /Telegrafi/