Telegrafi

Zyrtare: Betim Haxhimusa lë Gjilanin, transferohet te Drita

Betim Haxhimusa është zyrtarisht një lojtari i kampionit aktual, Dritës.

Ai sot është prezantuar me fanellën e klubit së bashku me drejtorin sportiv, Fisnik Kërçelin.

Haxhimusa ka qenë lojtar i Gjilanit, rivalit lokal të Dritës dhe ky transferim pritet të bëjë bujë në këtë qytet.

Kjo pasi klubet kishin një marrëveshje që të mos transferoheshin lojtarët nga njëri klub në tjetrin.

Haxhimusa ishte lojtari më i mirë i Gjilani në fazën ofensive, ku kishte shënuar 10 gola.

Ai ka pasure dhe oferta të tjera, por në fund vendosi për kampionin me të cilin do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Ky është përforcimi i parë i Dritës në këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/