Telegrafi

Besiktas transferon tre super futbollistë (Foto)

Besiktas ka goditur me tre transfere ditët e sotme.

Skuadra kampione turke ka përforcuar radhët e veta para fillimit të Ligës së Kampionëve.

Bardhezinjtë kanë huazuar sulmuesin e Portos, Vincent Aboubakar dhe mesfushorin e Manchester Cityt, Samir Nasrit, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu gjiganti turk ka huazuar edhe për një vit edhe të padëshiruarin e mbrojtjes së Interit, Caner Erkin, i cili para gjashtë muajve kaloi te skuadra italiane prej Fenerbahçes.

Lexo po ashtu Këtu mund ti gjeni të gjitha lajmet rreth transferimeve

Kujtojmë se Besiktas gjendet në grupin B të Ligës së Kampionëve së bashku me Benficën, Napolin dhe Dynamo Kievin. /Telegrafi/