Besiktas ka bërë transferin e parë për afatin kalimtar të janarit.
Sulmuesi anësor holandez, Ryan Babel ka nënshkruar kontratë të vlefshme për dy vjet e gjysmë me kampionin aktual turk.
Ish-futbollisti i Liverpoolit gjatë kësaj periudhe do të arkëtojë 5.4 milionë plus nga katër mijë euro për çdo pikë të fituar të Besiktasit në kampionatin turk.
Kjo është hera e dytë që po kthehet në ligën elitare turke pasi që në vitin 2015 ka luajtur për Kasimpasan ndërsa gjashtë muajt e fundit veshi fanellën e Deportivo la Corunas. /Telegrafi/