Ipswich Town ka konfirmuar se ka transferuar Bersant Celinën në formë huazimi nga Dijoni.
Reprezentusi i Kosovës do të qëndrojë me skuadrën ku ishte edhe në të kaluarën për një sezon.
Celina bëhet transferimi i 18-të i tyre në këtë verë, e që ata duan të ndërtojnë një skuadër të fuqishme.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Ipswich bëri të ditur se 24-vjeçari kishte paraqitje të mira edhe herën e kaluar kur ishte në huazim nga Manchester City, andaj vendosën që edhe tani ta kenë në huazim.
Kujtojmë se lojtari shqiptar karrierën profesionale e kishte filluar te Citizens, duke u huazuar më pas te Twente, duke iu bashkuar më pas Swanseas, për të kaluar më pas te Dijoni, skuadër kjo që aktualisht e posedon kartonin e tij. /Telegrafi/
✍️#itfc
— I(P)SWICH TOWN (@IpswichTown) August 31, 2021