Juventusi ka bërë zyrtare blerjen e Medhi Benatias, si huazim me të drejtë blerje për 20 milionë euro.
Mbrojtësi i Bayern Munich ka mbërritur dje në Torino ku ka kryer testet mjekësore, ndërsa sot klubi e ka bërë zyrtare.
“Juventus ka arritur të mbyll marrëveshjen me Bayern Munich”.
“Benatia vjen si huazim për 3 milionë euro. Juventusi e ka opsionin për blerjen e tij për 17 milionë euro me dy rata, që fillojnë të paguhen nga 30 maji”.
Lëndimet nuk e kishin lënë Benatian rehat këtë vit pasi ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje ne Bundesligë. /Telegrafi/
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet