Telegrafi

Zyrtare: Ben Chilwell kalon te Chelsea

Ben Chilwell ka nënshkruar sot kontratën që do ta mbajë të lidhur me Chelsean për pesë vitet e ardhshme.  

Chilëell është një nga lojtarët më të mirë në vitet e fundit në pozitën e tij, duke zhvilluar 120 paraqitje për Leicester Cityn në Ligën Premier, që kur debutoi 18 vjeçar në tetor 2015.

Në edicionin e  fundit në “King Power Stadium” ai u paraqiti në 33 raste për skuadrën e Brendan Rodgers, duke shënuar tre gola.

 

Chilwell u shpreh i lumtur që është bashkuar me Chelsean.

“Jam i lumtur që po bashkohem me Chelsea në këtë kohë shumë emocionuese për klubin. Mezi po pres të jem pjesë e kësaj skuadre të re, dinamike të udhëhequr nga Frank Lampard ndërsa sfidojmë për suksese sezonin e ardhshëm”.

 

“Nuk mund të pres që të filloj dhe shpresoj se nuk do të kalojë shumë përpara se të luajmë para tifozëve të Chelsea në Stamford Bridge”, ka thënë lojtari. /Telegrafi/