Telegrafi

Zyrtare: Bayern Munich transferon dyshen e Hoffenheimit

Objektivi i skuadrave italiane, Milanit and Interit, Niklas Sule and Sebastian Rudy kanë arritur marrëveshje transferimi nga Hoffenheimi te Bayern Munich.

Reprezentuesit gjerman pritej që të lëviznin drejt skuadrave nga San Siro, por Beyerni i Carlo Ancelottit reagoi shpejt duke fituar garën për transferimin e tyre, të cilin e kanë bërë zyrtar në faqen e tyre.

Lexo po ashtu Bayerni e gjen pasardhësin e Philipp Lahmit

“FC Bayern ka kompletuar transferimet e Niklas Sule (21 vjeç) dhe Sebastian Rudy (26 vjeç) nga TSG 1899 Hoffenheim”, shkruhet në letrën e Bavarezëve, përcjell Telegrafi.

“Dyshja reprezentues gjerman do të bashkohet me kampionin gjerman më 1 korri 2017. Sebastian Rudy ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, e cila e lidh me klubin deri më 30 qershor 2020, ndërsa Sule ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare deri më 30 qeshor 2022”, mbyllet shkresa e Bayern.

Rudy do të vjen si transferim i lirë në qershor, ndërsa shifra e transferimit të Sules nuk është bërë ende publike. /Telegrafi/