Pas minutave të pakët me fanellën e Chelseat, Michy Batshuayi më në fund është bërë me klub të ri.
Belgu është transferuar te Borussia Dormtundi në Bundesliga.
Ish-sulmuesi i Marseilles ka kaluar te klubi gjerman në formë të huazimit deri në fund të sezonit.
Batshuayi te BVB-ja ka marrë numrin 44 dhe pritet të ketë shumë minuta në dispozicion pas largimit të Pierre Emerick Aubameyang drejt Arsenalit.
24-vjeçari te Chelsea ka shënuar shtatë gola në 32 paraqitje për skuadrën londineze.
Dortmundi pas 20 javësh në sezonin 2017/18 renditet në vendin e gjashtë në Bundsliga.
Për sulmuesin në fjalë kishte shfaqur interesim edhe Roma. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WVJLnInr6W4