Telegrafi

Zyrtare: Barcelona transferon Matheus Fernandes dhe i vendos klauzolë marramendëse

Barcelona ka arritur marrëveshje me Palmeiras për transferimin e Matheus Fernandes.

Katalunasit kanë njoftuar se transferuan lojtarin, por që do të qëndrojë në huazim te skuadra braziliane deri në fund të sezonit.

Mesfushori do t’u bashkohet Blaugranasve më 1 qershor të këtij viti, derisa klauzola e tij do të jetë 300 milionë euro.

21-vjeçari shihet si një lojtar që ka cilësi të jashtëzakonshme me top, derisa mund të luajë si mesfushor krahu.

Palmeiras e kishte transferuar lojtarin në dhjetor të vitit 2018, pasi që luante në ligën e dytë të Brazilit.

Lexo po ashtu Barcelona po e mbyll transferimin e Matheus Fernandes

Më pas, kampioni i La Liga-së kishte dërguar zbuluesit e lojtarëve që ta ndjekin lojën e tij nga afër dhe ishin bindur në transferimin e tij.

Kluazola e tij marramendëse tregon se është një lojtar që duhet shikuar me kujdes nga sezoni i ri. /Telegrafi/