Telegrafi

Zyrtare: Barcelona konfirmon transferimin e Sergino Dest, i vendos klauzolë marramendëse

Sergino Dest (Foto: FC Barcelona)

Klubi katalunas, Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Sergino Dest nga Ajaxi.

Pas kryerjes së testeve mjekësore në ditët e fundit, Barcelona ka zyrtarizuar tashmë transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Dest.

Është vet klubi katalunas që ka konfirmuar transferimin e lojtarit dhe nënshkrimin e një kontrate pesëvjeçare.

“FC Barcelona dhe Ajaxi kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Sergino Dest”.

“Kostoja e operacionit është 21 milionë euro plus 5 milionë euro tjera në bonuse”.

“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme, deri në fund të sezonit 2024/25, me një klauzolë blerje të vendosur në 400 milionë euro”, thuhet në deklaratën e Barcelonës. /Telegrafi/