Telegrafi

Zyrtare: Barcelona e huazon Coutinhon në Aston Villa

Barcelona dhe Aston Villa kanë arritur marrëveshje për huazimin e Philipee Coutinhos.

Braziliani pas vështirësive në Camp Nou ka vendosur të rikthehet në Ligën Premier, ku do të vesh fanellën e Aston Villës.

Villa ka fituar garën për Coutinhon, i cili do të jetë i huazuar tek kjo skuadër për gjashtë muaj.

Ka qenë vet klubi anglez që ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për huazimin gjashtë mujor të brazilianit.

“Aston Villa dhe Barcelona kanë rënë dakord për kushtet që Philippe Coutinho të kalojë pjesën e mbetur të këtij sezoni si huazim në Villa Park”.

“Coutinho do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në 48 orët e ardhshme para se të marrë lejën e punës. Villa ka opsionin edhe për ta blerë lojtarin në fund të sezonit”, thuhet në njoftimin e klubit anglez. /Telgrafi/