Telegrafi

Zyrtare: Banega i bashkohet Sevillës

Ever Banega është zyrtarisht futbollist i Sevillës.

Tani ka ardhur zyrtarizimi, pasi ka qenë vetë Ever Banega, nëpërmjet faqes së tij në internet, që ka konfirmuar se lë Interin, për t’u kthyer te Sevilla.

Vetëm një vit zgjati aventura e mesfushorit në Itali, ndërsa tashmë vjen kthimi në shtëpi, pasi te Sevilla, Banega ka qenë një idhull dhe largimi i tij vjet ishte i çuditshëm.

Argjentinasi kërkoi një aventurë të re, por duket se është penduar rëndë që ndërroi ambient dhe tashmë ka gjetur marrëveshjen me Sevillen, që e mirëpret, edhe pse e humbi falas dhe do të detyrohet të paguajë disa milionë euro për ta rimarrë.

Sezoni i Interit ishte i zi, por Banega shënoi gjashtë gola e dha tetë asistime.

Gjithsesi, nuk është se tek Interi do ta qajnë largimin e tij, pasi si gjithë lojtarët e Interit, Banega pati një rendiment larg pritshmërie. /Telegrafi/