Mbrojtësi i Juventusit, Cristian Romero është bashkuar zyrtarisht me Atalantan në një huazim dyvjeçar me mundësi blerje për një total prej 18 milionë euro plus bonuse.
Është klubi nga Torino që ka njoftuar marrëveshjen me Atalantan për mbrojtësin argjentinas Romero.
“Juventusi njofton se është përfunduar një marrëveshje me Atalantan për një hua dy-sezonal, deri më 30 qershor 2022, për të drejtat e lojtarit Cristian Romero për një shumë prej 2 milion euro që duhet të paguhet gjatë vitit aktual financiar”.
Ufficiale | Cristian Romero in prestito all' @Atalanta_BC https://t.co/e2ugtwAoTt pic.twitter.com/ZnaGhSngJO
— JuventusFC (@juventusfc) September 5, 2020
“Marrëveshja e rënë dakord mund të rritet deri në 2 milion euro pas arritjes së disa objektivave të performancës sportive gjatë periudhës dy sezonale”.
“Marrëveshja gjithashtu siguron Atalantan me të drejtën e opsionit për blerjen përfundimtare të lojtarit me një çmim prej 16 milionë euro për t’u paguar në tri vite financiare”, thuhet në njoftimin e Juventusit.
Buenos días, Atalantini 🤩 Bienvenido Cristian! 🇦🇷👋🏽#SaturdayVibes with him 💥👉🏽 #WelcomeRomero! 🖤💙#Romero #GoAtalantaGo ⚫️🔵 pic.twitter.com/6ObukvY7kf
— Atalanta B.C. (@Atalanta_BC) September 5, 2020
Juve bleu mbrojtësin argjentinas Romero nga Genoa për 26 milionë euro verën e vitit 2019, por e huazoi direkt në të njëjtin klub për të vazhduar procesin e rritjes.
22-vjeçari është një mbrojtës qendre, por gjithashtu mund të luajë në anën e djathtë të mbrojtjes kur është e nevojshme.
Ai ishte gjithashtu i lidhur me Romën dhe Arsenalin, por një lëvizje e Atalanta kishte qenë në letër tash e disa kohë. /Telegrafi/