Telegrafi

Zyrtare: Atalanta transferon përfundimisht Pasalicin nga Chelsea

Atalanta kanë aktivizuar zyrtarisht opsionin e tyre për të blerë Mario Pasalicin nga Chelsea për 15 milionë euro.

Mesfushori kishte qenë në Bergamo në formë huazimi që nga korriku i vitit 2018 me një kosto prej 2.5 milionë euro, kështu që kostoja e plotë e operacionit është 17.5 milionë.

“Mario Pasalic qëndron me ne! Nr. 88 i ynë është lojtar i Atalantas në një marrëveshje të përhershme!”, ka konfirmuar Atalanta.

25-vjeçari u ble nga Chelsea nga Hajduk Split në vitin 2014 për 2.5 milionë euro, por më pas vazhdoi në një seri huazimesh te Elche, Monaco, Milano, Spartak Moska dhe së fundmi te Atalanta.

Kroati ka gjetur formën e tij në Bergamo, duke kontribuar në shtatë gola dhe shtatë asistime në 33 ndeshje në këtë sezon.

Atalanta aktualisht janë të katërt në Serie A dhe kanë arritur në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/