Astrit Selmani është larguar nga Hammarby për të kompletuar transferimin në kampionatin izraelit.
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës ka kompletuar transferimin në Izrael tek skuadra Hapoel Beer Sheva.
Klubi izraelit ka paguar një milionë euro te Hammarby për transferimin e Selmanit.
ברוך הבא, אסטריט סלמאני ❤https://t.co/MNMcQw1bQj pic.twitter.com/Qbqx2vjqAj
— Hapoel Be'er Sheva 🇮🇱 (@HBS_FC) July 18, 2022
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me Hapoel Beer Shevan.
Hapoel Beer Sheva është nënkampion aktual i Izraelit dhe do të luaj në garat evropiane. /Telegrafi/