Telegrafi

Zyrtare: Astrit Selmani ndërron skuadër, por mbetet në futbollin suedez

Astrit Selmani ka bërë një hap të madh në karrierë.

Sulmuesi nga Kosova ka shkëlqyer në vitin e fundit me skuadrën Varbergs në elitën e futbollit suedez.

Në 24 ndeshje zyrtare, kosovari realizoi 15 gola dhe bëri gjashtë asistime, duke bërë të gjitha skuadrat suedeze të vihen pas tij.

Por garën për të e ka fituar skuadra e madhe suedeze, Hammarby ku aksione ka edhe Zlatan Ibrahimovic.

Selmani ka nënshkruar kontratë me Hammarbyn deri në verën e vitit 2024.

Megjithatë klubi suedez nuk e ka bërë publike shumën që ka shpenzuar për yllin 23-vjeçar nga Kosova. /Telegrafi/