Arsenali ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jurrien Timber nga Ajxi.
Ka disa muaj që Gunners e donin transferimin e tij, por që më në fund ia kanë dalë.
“Reprezentuesi holandez Jurrien Timber na është bashkuar nga Ajax me një kontratë afatgjatë”, thuhet në komunikatën e Arsenalit.
JT12 ✍️ pic.twitter.com/Y3on2ZcKWC
— Arsenal (@Arsenal) July 14, 2023
“Mbrojtësi 22-vjeçar ishte një pjesëtar kyç i skuadrës së Ajaxit, ku bëri 121 paraqitje për të parët në të gjitha garat, duke fituar dy tituj ligë dhe një Kupë Holandeze gjatë kohës së tij me skuadrën e Amsterdamit”.
“Jurrien iu bashkua akademisë së Ajaxit në vitin 2014 me vëllain e tij binjak Quinten, i cili aktualisht luan për skuadrën e Eredivisie, Feyenoord”.
“Lojtari i gjithanshëm nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale për Ajaxin në vitin 2018 dhe vazhdoi të bënte debutimin e tij për skuadërn e parë në një fitore 3-1 ndaj SC Heerenveen në mars 2020”.
“Jurrien ishte anëtar i skuadrës së Holandës si për UEFA Euro 2020 ashtu edhe për Kupën e Botës FIFA 2022, duke bërë debutimin e tij për ekipin kombëtar në qershor 2021, kur filloi në një miqësore 2-2 kundër Skocisë”, thuhet më tej në njoftimin e skuadrës londineze. /Telegrafi/
Welcome to The Arsenal, Jurrien Timber 🤩
— Arsenal (@Arsenal) July 14, 2023