Arda Turan është rikthyer në skuadrën e fëmijërisë, Galatasaray.
Mesfushori me tipare sulmuese pas nëntë vjetëve të kaluara në La Liga me Atletico Madridin dhe Barcelonën, ka vendosur ta vazhdojë karrierën te “Cim Bom Bom”.
Futbollisti 33-vjeçar ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një tjetër vetëm pasi i mbaroi marrëveshja me katalunasit.
Kulübümüz, profesyonel futbolcu Arda Turan'ın transferi için anlaşma sağladı. #YuvanaHoşgeldinArda
🔗 https://t.co/yy3B54wcyQ pic.twitter.com/06Z7eVkCRT
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) August 5, 2020
Reprezentuesi turk raportohet se do të vesh fanellën me numrin 66 gjersa do të paguhet nga 22 mijë euro për çdo ndeshje që paraqitet në fushën e blertë.
Theksojmë se Turan gjatë karrierës së vetë ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me Galatasarayn sa i përket garave në shtetin e Turqisë.
Ndryshe, Arda ka ngritur edhe trofeun e kampionit të Spanjës me të dyja skuadrat e lartcekura gjersa me madrilenët e ka fituar Ligën e Evropës. /Telegrafi/
💬 @ArdaTuran: "Galatasaray’ın evladı Arda’yı herkese göstereceğim"
Detaylar: https://t.co/PviwrZcJGe pic.twitter.com/UDoJEbQ3Ry
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) August 5, 2020