Site icon Telegrafi

Zyrtare: Arbër Zeneli nënshkruan kontratë të re me Reims

Arbër Zeneli ka rinovuar kontratën me klubin e tij aktual, Reims deri në vitin 2025.

Lajmin e ka konfirmuar klubi francez, përmes një njoftimi në rrjetin sociale, ku shkruan se lojtari i ardhur nga Heerenveen në vitin 2019 do të jetë edhe tri vite të tjera në klub.

Në moshën 27 vjeçare, Zeneli këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka dhënë tre asistime në tetë paraqitje në Ligue 1.

Lojtari edhe pse ka vuajtur shumë nga dëmtimet, klubet duket se i beson tej mase, pasi talenti nuk i ka munguar kurrë.

Zeneli është edhe pjesë e Kosovës tash e disa vite, duke u llogaritur ndër lojtarët më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version