Disa orë më parë avokati i lojtarit kishte deponuar kaluzolën e largimit prej 120 milionë eurove të klientit të tij në La Liga.
Antonie Griezmann tashmë është zyrtarizuar te klubi katalunas i Barcelonës pas shumë spekulimeve rreth të ardhmes së francezit.
Kështu ka bërë të ditur klubi blaugrana përmes llogarive zyrtare në rrjetet sociale teksa ka i ka uruar mirëseardhje kampionit të botës me Francën.
You were waiting for this. pic.twitter.com/vVR0Prmy0b
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 12, 2019
Klubi i kryesuar nga Josep Maria Bartomeu ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me ish-lojtarin e Atletico Madridit dhe Real Sociedadit.
Sulmuesi do të ketë klauzolë të largimit prej 800 milionë eurosh, por e cila do të zbritet në vitin e fundit të mbarimit.
Ndryshe, 28-vjeçari për madrilenët gjatë pesë viteve të fundit, ku ka shënuar 94 gola në 180 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/
⚠ All the details about @AntoGriezmann, new Barça player
🔵🔴— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 12, 2019