Telegrafi

Zyrtare: Ante Rebic te Milani, Silva kalon te Eintracht Frankfurit

Ante Rebic ka nënshkruar me Milanin në formë huazim me mundësi për të blerë, nga ana tjetër Andre Silva ka shkuar në drejtim të Eintracht Frankfurt.

Të dy lojtarët ishin vlerësuar afërsisht 25 milionë euro dhe kështu është një shkëmbim i drejtpërdrejtë.

Kishte shqetësime, pasi Andre Silva përsëri kishte disa lëndime në thembër, të cilat u shënjuan nga stafi mjekësor javë më parë.

Të njëjtat probleme kishin ndaluar transferimin e tij te Monaco muajin e kaluar, por testet më specifike zbuluan se mund të kalohej lehtësisht.

Sulmuesi ndërkombëtar i Portugalisë luajti për Milanin në fitoren e së shtunës 1-0 ndaj Brescia.

Sulmuesi kroat Rebic është një figurë e gjithanshme që mund të marrë disa role të ndryshme në vijën e parë të sulmit.

Ai kishte qenë shumë afër Interit, por ata vendosën ta mbanin Matteo Politano në vend.

Rebic i mbush 26 vjeç pas këtij muaji dhe nuk është i panjohur për Serinë A, pasi Fiorentina ia shiti Eintracht Frankfurt në vitin 2018 për dy milionë euro, me një klauzolë që u garanton atyre 30-50 për qind të tarifës së tij të shitjes.

Ai tashmë kishte shënuar një het-trick për Eintracht në ndeshjen e tyre të DFB Cup këtë sezon. /Telegrafi/