Amir Rrahmani është edhe zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës italiane Hellas Verona.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës i ka kompletuar sot (26 qershor) testet mjekësore me sukses, duke u prezantuar te klubi italian.
25-vjeçari ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë pjesë të Veronas për katër sezonet e ardhshme.
Mbrojtësi shqiptar e kompletoi transferimin nga Dinamo Zagrebi, derisa klubi italian ka paguar për shërbimet e tij rreth 2.3 milionë euro.
Forma e tij e lartë me skuadrën kroate në sezonin që lamë pas, bëri që klubi nga Serie B ta transferojë atë në këtë afat kalimtar veror. /Telegrafi/