Site icon Telegrafi

Zyrtare: Alves nënshkruan me Juventusin (Foto)

Dani Alves ka përfunduar me sukses testet mjekësore dhe ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare, duke u bërë zyrtarisht një lojtar i Juventusit.

Mbrojtësi brazilian është bashkuar me kampionët italianë pas tetë viteve me Barcelonën, ku ai fitoi La Liga plot gjashtë herë dhe tri herë Ligën e Kampionëve.

Afrimi i tij dhe Stephan Lichtsteiner nga krahu i djathtë, i jep ‘Zonjës së Vjetër’ cilësi të konsiderueshme për atë pozitë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Alves ka përfunduar vizita e tij në qendrën ‘J-Medical’ në mëngjes, dhe vazhdoi në zyrat e klubit për të nënshkruar kontratën e tij të re menjëherë pas kësaj, siç konfirmohet nga klubi në një deklaratë zyrtare.

Kontrata është e vlefshme deri më 30 qershor 2018, me një opsion për të zgjatur edhe për një vit, teksa do t’i fitoj rreth 3.5 milionë euro në sezon plus disa bonuse. /Telegrafi/

Exit mobile version