Telegrafi

Zyrtare: Albian Ajeti transferohet te West Ham United

Albian Ajeti është bërë lojtar i radhës që do ta shohim në ligën elitare angleze pasi që ka zyrtarizuar kalimin te West Ham United.

Sulmuesi 22-vjeçar i është bashkuar “çekanëve” në një kontratë fillestare katërvjeçare, me një mundësi për të zgjatur edhe për dy sezone të tjera.

Ajeti, i cili luajti ndeshjen e fundit për Baselin në kuadër të kualifikueseve për Ligën e Kampionëve kundër, ka shënuar më shumë se 40 gola gjatë tre sezoneve të kaluara dhe konsiderohet si një nga qendër sulmuesit më premtues të futbollit evropian.

“Jam shumë i entuziazmuar që jam këtu”, tha sulmuesi, i cili do të veshë fanellën me numër 27. “Është kënaqësi për mua që jam këtu, në këtë klub të madh”.

“Pasi më treguan për interesimin e West Hamit, nuk u desh të mendoja dy herë që të nënshkruaja për një klub kaq të madh, tradicionalisht të Ligës Premier. Kjo është një ditë e madhe për mua dhe familjen time”, tha lojtari.

Ndryshe, sulmuesi ka pasur deri më tani tre paraqitje për përfaqësuesen zvicerane dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/