Telegrafi

Zyrtare: Ajzeraj kalon nga Flamurtari te Skënderbeu

Mesfushori anësor, Almir Ajzeraj, prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.

Ajzeraj ka nënshkruar fillimisht kontratën që e lidh me klubin korçar për katër vitet e ardhshme dhe më pas ka zhvilluar seancën e parë nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi.

Ajzeraj luan si mesfushor i krahut, por në karrierë ka luajtur edhe në disa pozita.

20-vjeçari është pjesë e Kosovës U-21 dhe sezonin e fundit ka luajtur për Flamurtarin në Superligën e Kosovës.

Ai ka qenë ndër më meritorët që Flamurtari do të luajë edhe këtë sezon në Superligë.

Skënderbeu edhe pse është dënuar më 10 vite mospjesëmarrje në garat evropiane, vazhdon të jetë projekt interesant për talentët e mëdhenj.

Ajzeraj ka bërë karrierë edhe te Ramiz Sadiku dhe KEK-u. /Telegrafi/