Barcelona ka konfirmuar se ka transferuar Sergio Agueron.
Sulmuesi argjentinas i është bashkuar klubit katalunas si lojtar i lirë nga Manchester City.
Pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, aty ku Citizens u mposhtën nga Chelsea 1-0, lojtari është nisur drejt Barcelonës për ta mbyllur transferimin.
📍 Ciutat Esportiva Joan Gamper
✅ Medical Exam 👌
💙❤️ #KunCuler pic.twitter.com/A6h9suDKbc— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 31, 2021
“FC Barcelona dhe Sergio ‘Kun’ Agüero kanë arritur një marrëveshje që lojtari të bashkohet me Klubin nga 1 korriku kur skadon kontrata e tij me Manchester City”, thuhet në njoftim.
“Lojtari do të nënshkruajë një kontratë deri në fund të sezonit 2022/23 dhe klauzola e tij e blerjes përcaktohet në 100 milionë euro”.
“Prezantimi i ‘Kun’ Agüero do të bëhet të hënën me agjendën e mëposhtme (në të gjitha kohërat CEST):
✍️ @aguerosergiokun
💙❤️ #KunCuler— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 31, 2021
Në orën 6.00 pasdite: Nënshkrimi i kontratës në suitën President Sunol në një ngjarje private.
Në orën 6.25 pasdite: Sesioni fotografik në fushë në Camp Nou.
Në orën 7.00 pasdite: Prezantimi dhe konferenca për shtyp”, thuhet më tej në komunikatë. /Telegrafi/
AGÜEROOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOO! pic.twitter.com/iebAeYtjLp
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 31, 2021