Telegrafi

Zyrtare: Rakitic rikthehet te Sevilla

Foto: Sevilla FC/Twitter

Sevilla ka konfirmuar se ka transferuar Ivan Rakiticin nga Barcelona.

Mesfushori kroat pas gjashtë viteve të kaluara në Camp Nou, është rikthyer te skuadra tjetër nga La Liga.

Sevilla bëri të ditur se Rakitic ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin.

Kroati ishte pjesë e klubit nga viti 2011 deri në atë 2014, për të kaluar më pas te Barcelona.

Mesfushori kishte zhvilluar 149 paraqitje për Sevillën, ndërsa tani do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor të vitit 2024.

Në atë vit kur ishte larguar, Rakitic kishte shënuar 15 gola dhe 18 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/