Andrii Yermak, shefi i zyrës së presidentit të Ukrainës, ka përshkruar tre kushte vendimtare për BE-në, duke përfshirë presionin politik dhe financiar ndaj Rusisë, i cili do të ndihmojë në sigurimin e paqes së qëndrueshme në Ukrainë.
“Së pari, Ukrainës duhet t’i jepen garanci sigurie që i japin besueshmëri një marrëveshjeje të ardhshme të armëpushimit. Së dyti, Evropa duhet të veprojë me vendosmëri për të forcuar dhe rritur sanksionet kundër Rusisë. Dhe së treti, Evropa duhet të marrë kontrollin e aseteve të ngrira ruse për të mundësuar mbështetjen e vazhdueshme dhe të shtuar për Ukrainën”, shtoi Yermak, transmeton Telegrafi.
Yermak tha se takimi i Këshillit Evropian të javës së kaluar tregoi se kur është e bashkuar, Evropa mund të marrë kontrollin e sigurisë dhe të ardhmes së saj.
“Është shqetësimi ynë për sigurinë e qëndrueshme evropiane që nxit këmbënguljen e Ukrainës për këto kushte. Agresioni dhjetëvjeçar i Moskës kundër Ukrainës nuk mund të merret lehtë – liderët e Evropës e kuptojnë këtë dhe ne u bëjmë thirrje atyre në këtë kohë kritike të japin diskutimet premtuese në Bruksel të enjten e kaluar”, shtoi Yermak. /Telegrafi/