Kur mendoni për një zyrë, gjëja e fundit që ju vjen në mendje është kopshti
Hapësira për zyra sipas definicionit është e rezervuar për ndërtesat e afarizmit.
Në rrethana të jashtëzakonshme, kur punoni nga shtëpia, një dhomë në shtëpi ose një pjesë e saj mund të shndërrohet në një vend pune. Megjithatë, një zgjidhje mjaft interesante është zhvendosja e zyrës në oborr.
Në të njëjtën kohë, dizajni kompakt dhe tërheqës vizualisht është një shtesë e shkëlqyer për çdo oborr të shtëpisë, ndërsa liron hapësirën në shtëpi të destinuar për material zyre, transmeton Telegrafi.
Po që se do t’ju jepej mundësia sigurisht se këndin tuaj të punës nuk do ta vendosnit në dhomën e ditës, apo në ndonjë skaj të dhomës së gjumit. Megjithatë, nuk mund të themi se zgjidhje e keqe është kjo – kur nuk keni hapësirë të mjaftueshme për të rregulluar një zyre të vërtetë.
Por çfarë ju duket ideja për një dhomë pune në kopsht, apo natyrë? Do të ishte shumë intime, pa njerëz që lëvizin pareshtur në afërsi, e që nuk ju lënë rehat të punoni.
Po ashtu, atë dhomë pune do të mund të dizajnoni mu sipas qejfit tuaj.
Nëse nuk e dini se për çfarë bëhet fjalë, atëherë, ju sjellim disa dhoma të punës që janë realizuar në mënyrë spektakolare në oborret e shtëpive apo në natyrë.
Dizajni funksional dhe i jashtëzakonshëm në natyrë, si dhe hapësira e brendshme e përshtatur për nevojat e shfrytëzuesit, do t’ju lënë pa frymë.
Këto dhoma të punës përmbajnë të gjitha gjërat e nevojshme për të kryer punën me sukses, dhe ndoshta më shumë se kaq. Disa prej tyre janë ndërtuar asisoj që në mënyrë të përsosur të absorbojnë dritën natyrale.