Telegrafi

Zyra e presidentit ukrainas publikon videon, që tregon pse lufta në Ukrainë nuk është një konflikt i zakonshëm

Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video, që është një përmbledhje e luftës në Ukrainë duke treguar arsyet se pse lufta në këtë vend nuk është një konflikt i zakonshëm i armatosur.

Sipas kësaj zyre, lufta në Ukrainë është konflikti më i madh që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, transmeton Telegrafi.

12 milionë civilë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e pushtimit rus në Ukrainë, mbi 150 mijë ndërtesa kolektive janë shkatërruar nga raketat ruse.

Lexo po ashtu Ushtari ukrainas ka një selam për rusët që po përpiqen ta marrin Bakhmutin

Në mijëra shkolla e universitete kanë rënë mbi 5 mijë raketa gjigante ruse, e dhjetëra mijëra kilometra katrorë janë akoma të pushtuara nga rusët.

Në video thuhet se Ukraina i ka të gjitha arsyet të mos dorëzohet dhe të mbajë larg forcat armike – pra gjatë kufirit 1.500 kilometërsh me Rusinë. /Telegrafi/