Telegrafi

Zyra e postës i kërkoi asaj që të vendoste një maskë, pastaj ajo zhveshi brekët dhe i vendosi në fytyrën e saj

Gruaja fjalë për fjalë e pranoi kërkesën e tyre dhe në vend që të dilte jashtë, ajo vendosi për një veprim drastik që tronditi si punonjësit e postës, po ashtu edhe të pranishmit tjerë.

Një grua hyri në një zyrë postare në Kiev, Ukrainë dhe nuk kishte maskë në fytyrën e saj, dhe stafi i kërkoi asaj që të vendoste diçka në fytyrën e saj ose të dilte jashtë, transmeton Telegrafi.

Ajo fjalë për fjalë e pranoi kërkesën e tyre dhe në vend që thjesht të dilte jashtë, ajo vendosi për një veprim drastik që tronditi si punonjësit e postës, ashtu edhe të pranishmit tjerë.

Gruaja hoqi rrobat e saj në mes të postës, së pari pantallonat dhe pastaj mbathjet e saj, dhe më pas ajo vendosi brekët e saj në fytyrë.

Pastaj ajo i veshi pantallonat përsëri dhe priti në radhë. /Telegrafi/