Site icon Telegrafi

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, publikon në mënyrë simbolike videon paralajmëruese për sulm ajror në Ukrainë

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) publikoi në llogarinë e saj në rrjetin social X (ish-Twitter) një video nga OKB-ja në Gjenevë, në të cilën dëgjohet tingulli i një sirene.

Në zyrën e OKB-së në Gjenevë, dritat janë fikur për një kohë të shkurtër dhe u dëgjua tingulli i një sirene paralajmëruese për një sulm ajror, e cila u regjistrua në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Në njoftim thuhet se Zyra e OCHA-së është bashkuar për t’u bërë thirrje vendeve anëtare të OKB-së, që të mbështesin civilët që po e përjetojnë këtë çdo ditë.

Në rrjetet sociale qarkullojnë shpesh video, që tregojnë reagimin e fëmijëve dhe të rriturve ndaj sirenës që dëgjohet pothuajse çdo ditë në shumë pjesë të Ukrainës.

Nga shumë organizata ndërkombëtare që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, është bërë thirrje që civilët të kursehen nga granatimet – e madje është kërkuar korridor i veçantë për largimin e tyre drejt zonave më të sigurta. /Telegrafi/

Exit mobile version