Site icon Telegrafi

Zyra e Kryeprokurorit të Ukrainës thotë se po heton mbi 7 mijë krime të luftës të kryera nga Rusia

Zyra e Kryeprokurorit në Ukrainë ka njoftuar se janë kryer mbi 7 mijë krime lufte nga Rusia.

Kjo zyrë ka specifikuar në detaje numrin e krimeve të kryera – pra janë 7.280 krime lufte që janë raportuar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Biden bisedon sot me aleatët për Ukrainën, nuk planifikon të udhëtojë në Kiev

Këto shifra vijnë në kohën kur Rusia po rifokuson forcat e saj në lindje, pasi dështoi ta pushtojë Kievin dhe vendosi t’i tërheq ato trupa.

Tani Ukraina po bëhet gati për luftime dhe shumë të vrarë në lindje, ku separatistët pro-rusë prej vitesh kanë nën kontroll një pjesë të këtij rajoni. /Telegrafi/

Exit mobile version