Kryeprokurorja ukrainase ka njoftuar se 103 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.
Madje sipas zyrës së saj, ata çdo ditë përditësojnë të dhënat sa i përket numrit të fëmijëve të vrarë nga ushtria ruse, transmeton Telegrafi.
Forcat ruse kishin për objektiv mbi 400 shkolla, ku 59 prej tyre janë shkatërruar ka njoftuar kryeprokurorja ukrainase Iryna Venediktova.
E ushtria ukrainase pak çaste më parë ka njoftuar se nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, janë vrarë afro 14 mijë ushtarë rusë. /Telegrafi/