Site icon Telegrafi

Zyberaj: Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese

Sot gjatë ditës është raportuar se AKR e cila është partner koalicioni me LDK-në ka hasur në “pakënaqësi”, kjo për shkak të radhitjes së kandidatëve në listën zgjedhore.

Sipas sekretarit të përgjithshëm të AKR-së, Vesel Makolli, grupet punues të dy partive janë duke punuar në këtë drejtim.

“Nuk flitet për përçarje, por flitet për një mos-kënaqësi tonën për shkak të mos respektimit të marrëveshjes që është bërë në nivel më të lartë të liderëve, më konkretisht bëhet fjalë për radhitjen e kandidatëve tonë që na kanë ndryshu, andaj ne jemi deklaruar për pakënaqësinë tonë dhe gjatë ditës së sotme grupet tona punuese të përbashkëta janë duke punuar të tejkalohet kjo mos kënaqësi”, tha ai.

Lexo po ashtu AKR e pakënaqur me radhitjen e kandidatëve: LDK nuk e respektoi marrëveshjen, presim ndryshim të listës

Por, ndaj kësaj ka reaguar këshilltari i Behgjet Pacollit.

Jetlir Zyberaj në një shkrim në Facebook, ka sqaruar se nuk ka pakënaqësi përkundrazi, ka frymë bashkpunuese për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Nuk ka kurrfarë pakënaqësish dhe probleme në raportin LDK-AKR. Përkundrazi, ekziston harmoni dhe frymë bashkëpunuese për fitoren e 14 shkurtit”, shkroi ai.

Mbrëmë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë, në të cilën janë pesë anëtarë të AKR-së.

Numrin pesë e mbanë kryetari i AKR-së./Telegrafi/

Exit mobile version