Telegrafi

Zyberaj: Lista jonë garon për siguri dhe aleancë të përhershme me SHBA-të

Kandidati për deputet, Jetlir Zyberaj, i cili vjen nga radhët e AKR-së, por që garon në listën e LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se lista e tyre garon për siguri, mbrojtje të shtetit dhe aleancë të përhershme me SHBA-të.

Zyberaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë vizitës së tij në Gjilan e Kamenicë ka parë se anamorava është entuziaste për fitoren e LDK-së.

“Gjilani, Kamenica dhe e gjithë anamorava entuziastë për fitoren e projektit të shtetndërtimit. Lista jonë garanton siguri, mbrojtje të shtetit dhe aleancë të përhershme me SHBA si parakusht për zhvillimin e prosperimin e vendit”, shkruan Zyberaj. /Telegrafi/