Jetlir Zyberaj shef kabinetit të Behgjet Pacollit, ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme në Debat Plus me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka bërë të ditur se Serbia është duke bërë të pamundurën që të tërhiqen njohjet e shtetësisë së Kosovës.
“Nga viti 2017 Kosova është sfiduar shumë në arenën ndërkombëtare e sidomos nga Serbia pasi ky shtet ka investuar shumë që ti bëjë Kosovës dëm në diplomaci . Kosova sot është në pozitë të mirë krahasuar me vitet e tjera pasi vendi i ynë udhëheq disa organizata ndërkombëtare të cilat nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Zyberaj në RTV Dukagjini.
Zyberaj ka komentuar edhe deklaratat e ish diplomatit Enver Hoxhaj se Behgjet Pacolli është i pa aftë të udhëheq diplomacinë.
“Behgjet Pacolli ka ardhur nga bota e biznesit ndërkombëtar nëse Pacolli ka pasur sukses ndërkombëtarë atëherë këtë e ka arritur me dije dhe nuk është Hoxhaj personi i cili e vlerëson nëse Pacolli është i aftë ose jo kjo pas Behgjet Pacolli ka bërë shumë në diplomaci”, ka deklaruar në Debat Plus, Zyberaj.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme, figurojnë 116 njohje të shtetit të Kosovës.