Telegrafi

Zyberaj: Fitorja tashmë është e pashmangshme, lista AKR-LDK është opsioni i vetëm

Kandidati për deputetë nga Aleanca Kosova e Re, Jetlir Zyberaj ka thënë se fitorja e listës AKR-LDK tashmë është e pashmangshme.

Sipas Zyberaj, kjo listë opsioni i vetëm në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Sa më shumë që afron 14 shkurti, aq më shumë po kuptohet e pranohet programi ynë për SHTETndërtim. Qytetarët në masë, gjithandej Kosovës, njëjtë si këtu në Shtime, po rreshtohen për Shtetin SHTET. Fitorja tashmë është e pashmangshme, Lista AKR-LDK nuk është një nga opsionet, por opsioni i vetëm”, ka shkruar Zyberaj në Facebook. /Telegrafi/