Site icon Telegrafi

Zyba reagon ndaj deklaratës së Haradinajt për ushtarët amerikanë: Kërcënim i hapur për kryeministrin Kurti

Përplasjet mes dy subjekteve LVV dhe AAK, nuk kanë të ndalur.

Së fundmi një tjetër deklaratë e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka nxitur reagimin e deputetit të LVV-së, Salih Zyba.

I pari i AAK-së, u shpreh se “kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës. Është vetëm kundër Kosovës. Dhe, si armik i Kosovës do të trajtohet!”

Lexo po ashtu Haradinaj: Kushdo që rrezikon jetën e ushtarëve amerikanë, do të trajtohet si armik, do të jetë në burg apo do të ikë nga vendi

E deputeti i LVV-së, Salih Zyba këtë e ka parë si kërcënim të hapur ndaj kryeministrit Albin Kurti, derisa ka thënë se nëse nuk merret si e tillë deklarata e Haradinajt, atëherë të gjithë pajtohen që askush nuk e merr seriozisht.

“Nëse statusin e Ramush Haradinajt nuk e marrim si kërcënim të hapur për Kryeministrin Kurti edhe qeverinë e Republikës së Kosovës atëherë po pajtohemi që askush më nuk e merr seriozisht”, ka shkruar Zyba.

Kujotjmë se ditë më parë mes këtyre dy subjekteve nisi një përplasje në rrejtet sociale, pikërisht pas një deklarate të Haradinajt i cili tha se Kurti është i rekrutuar nga Serbia. /Telegrafi/

Exit mobile version