Telegrafi

Zyba: Albini sot me ia premtu postin e presidentit, Ramushi i ndërron fjalët për të

Foto: Arkiv

Deputeti i LVV-së Salih Zyba, ka thënë se Ramush Haradinaj, një nga kritikuesit më të zëshëm të kryeministrit Albin Kurti, do të ndryshonte qëndrim nëse do t’i premtohej posti i presidentit.

Në një postim në Facebook, thotë se e tillë është opozita aktuale që përballet Qeveria Kurti.

“Albin Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndrron krejt fjalët që po i thotë për to sot,” tha Zyba, duke nënvizuar se kjo është një tregues i llojit të opozitës me të cilën përballet qeveria.

Zyba gjithashtu theksoi se sipas sondazheve të fundit, Haradinaj është në një pozicion të vështirë dhe mund të përballet me sfida serioze në prag të zgjedhjeve të ardhshme./Telegrafi/