Qeveria zvicerane ka ngrirë rreth 5.75 miliardë franga zvicerane (5.2 miliardë euro) asete të rusëve në Zvicër shkaku i sanksioneve dhe numri ka të ngjarë të rritet, tha një zyrtar qeveritar.
“Sot, për herë të parë, mund t’ju jap një tregues të shumës së fondeve të ngrira. Deri më sot, SECO ka njoftuar për fonde dhe asete që arrijnë në rreth 5.750 miliardë franga zvicerane”, tha Erwin Hollinger, një zyrtar i lartë shtetëror i Agjencisë së Sekretariatit për Çështjet Ekonomike (SECO) që mbikëqyr sanksionet.
Kjo përfshinte një numër pronash në kantone që shërbenin si vendpushime turistike, tha ai në një konferencë shtypi në Bernë, raporton reuters.
SECO deri më tani kishte refuzuar të vlerësonte masën e aseteve ose subjekteve të ngrira që kur vendi neutral filloi miratimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë për agresionin në Ukrainë.
“Me raportimet e mëtejme që vijnë dhe shtesat e mundshme në listat e sanksioneve të BE-së, të cilat Zvicra do të supozonte gjithashtu, ka të ngjarë që ky numër të rritet më tej”, shtoi ai.
Ndryshe, shumë shtete evropiane dhe botërore i kanë vendosur sanksione Rusisë pas agresionit të pa argumentuar në Ukrainë. /Telegrafi/