Kampionati Evropian “Gjermani 2024” nis të premten me ndeshjen mes mikpritësve Gjermaninë dhe Skocinë, ndërsa këto ditë çdoherë e më shumë po ka lajme mbi parashikimin e fituesve të Euro 2024.
Me afrimin e fillimit të Euro 2024, ekspertë të shumtë dhe faqe të ndryshme interneti po parashikojnë se cila kombëtare çfarë do të arrijë.
Swiss Football Data, një faqe interneti që merret me statistika në futbollin zviceran dhe atë ndërkombëtar, bazuar në renditjen e FIFA-s, vlerësimin ELO dhe mesataren e pikëve të shënuara në pesë ndeshjet e fundit, bëri parashikimin e saj.
Për të marrë rezultatet, ata kryen dhjetë mijë simulime, dhe sipas tyre, Kombëtarja e Portugalisë është favorite për ta fituar Euro 2024 me 20 për qind shanse.
🚨EURO 2024 PREDICTION🚨
Most likely winners:
1. 🇵🇹Portugal 20.0%
2. 🇫🇷France 16.1%
3. 🇪🇸Spain 15.8%
4. 🇧🇪Belgium 12.4%
5. 🇭🇷Croatia 7.4%Can #CR7 lift the trophy with Portugal? Discuss!#euro2024 #UEFA #EURO #PartilhaAPaixão #BleuCollectif #VamosEspaña #WirSchaffenDas pic.twitter.com/FUvvbZ3mEu
— Swiss Football Data (@swissfootdata) June 10, 2024
Pas Portugalisë vjen Franca me 16.1 për qind, Spanja e treta me 15.8 për qind, Belgjika e katërta me 12.4 për qind dhe Kroacia e pesta me Kroacia ka 7.4 për qind shanse për të fituar Euro 2024.
Holanda (5.7 për qind), Anglia (5.4 për qind), Gjermania (4.6 për qind), Italia (4.1 për qind) dhe Austria (2.5 për qind) mbetën në dhjetëshen e favoritëve.
Kombëtarja e Shqipërisë renditet e 22-ta me 0.1 për qind shanse për ta fituar, ndërsa pas saj gjenden Gjeorgjia dhe Sllovakia me 0 për qind shanse. /Telegrafi/